Paolo Tramezzani do të jetë trajneri i skuadrës së Sionit në kampionatin zvicerian. Në fakt, do të jetë një rikthim i trajnerit italian në këtë klub, pasi ka qënë në krye të pankinës së Sionit edhe në dy raste të tjera.
Tramezzani, që ka firmosur një kontratë deri në qershor të vitit 2023, ka zëvendësuar teknikun Marco Walker në krye të pankinës së klubit zvicerian, që aktualisht qëndron në vendin e shtatë në renditjen e Superligës Zviceriane.
Ish-ndihmësi i Gianni De Biasit, në kombëtaren shqipëtare ka një karrierë të pasur si trajner, pasi ka drejtuar klube si Lugano, Sion, APOEL, Livorno, Hajduk Split, ndërsa kohët e fundit ka drejtuar sauditët e Al-Faisaly. /Oversport.tv
🔴👋🏻 𝗣𝗮𝗼𝗹𝗼 𝗧𝗿𝗮𝗺𝗲𝘇𝘇𝗮𝗻𝗶
Le FC Sion a le plaisir d’annoncer la nomination du technicien italien à la tête de la première équipe.
Le communiqué ⤵️#FCSion #TousEnsemble❤️🤍
— FC Sion (@FCSion) October 9, 2021