Transferimi i Thuram tek Interi, zbulohen të gjitha detajet e kontratës

Prej datës 1 korrik, Marcus Thuram është lojtar i Interit mediat italiane zbulojnë disa detaje të kontratës së francezit. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, në kontratën pesëvjeçare të firmosur nga sulmuesi i lindur në Parma, ka një klauzolë lirimi prej 95 milionë eurosh.

Kjo klauzolë do të jetë e vlefshme deri në ditën e fundit të kontratës dhe që nuk do të ulet me kalimin e viteve. Të rëndësishme janë edhe shifrat e pagës për sulmuesin, i cili do të fitojë 6 milionë euro neto në sezon, ose 7.7 bruto, falë avantazhit të dekretit të rritjes.

Më pas, këtyre gjashtë milionëve do t’u shtohen bonuset, të lidhura me arritjen e rezultateve të caktuara dhe një numër specifik paraqitjesh.

Foto: Inter, Twitter