Tre lojtarë të dëmtuar në derbi, Inzaghi mund të flejë i qetë pas analizave

Tre lojtarë të Interit gjatë derbit të Milanos kanë dalë nga fusha për shkak dëmtimi. Ata ishin Edin Dzeko, Nicolo Barella dhe Alessandro Bastoni. Diçka e tillë ka sjellë një shqetësim të madh për Interin duke parë se sfida e radhës është kundër Napolit.

Megjithatë, ditën e sotme për klubin zikaltër kanë ardhur lajme të mira. Për sa i përket dëmtimit të Dzekos, ai ka pasur thjeshtë një lodhje muskulore. Gjatë vizitave që ka zhvilluar me kombëtaren e tij, boshnjaku nuk ka diçka serioze dhe situata e tij do të vlerësohet në ditët e ardhshme.

E njëjta situatë duket edhe për dy lojtarët e tjerë të grumbulluar me kombëtaren italiane. Barella dhe Bastoni nuk kanë pasur gjithashtu diçka serioze, madje nuk përjashtohet mundësia që të aktivizohen në ndeshjet e ardhshme të Italisë. Kështu, Inzaghi mund të flejë i qetë pasi të tre lojtarët pritet që të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Napolit. /oversport.tv