Tre oferta nga LaLiga, Luis Alberto drejt largimit nga Lazio

Luis Alberto dhe Lazio është një “martesë” që nuk pritet të zgjasë gjatë. Palët janë duke punuar për një rrugëzgjidhje në mënyrë që mesfushori të transferohet në një tjetër ekip në merkaton e janarit.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, ofertat për Luis Alberton nuk kanë munguar. Janë tre oferta që kanë ardhur nga Spanja për mesfushorin, por asnjë nuk ka bindur presidentin Lotito që ta lërë atë të lirë.

Atletico Madrid, Valencia dhe Villarreal po kërkojnë shërbimet e mesfushorit spanjoll fillimisht në formë huazimi. Një formulë që nuk pëlqehet nga Lotito i cili dëshiron ta shesë përfundimisht kartonin e Luis Albertos për rreth 15-20 milionë euro. /oversport.tv