Tre zyrtarizime në një ditë, Salernitana afron edhe mbrojtësin e Juventusit

Tre afrime në ditën e fundit të merkatos. Walter Sabatini nuk di të ndalet në merkaton e janarit. Klubi nga Salerno ka bërë publike tre afrimet më të reja në ekip.

I pari është Emil Bohinen nga CSKA e Moskës i cili është afruar si huazim me të drejtë blerje që kthehet në detyrim në rast se përmbushen kushtet e vendosura në kontratë.

Afrimi tjetër ka ardhur nga skuadra e Juventusit. Bëhet fjalë për mbrojtësin Radu Dragusin i cili është afruar po në formë huazimi.

Afrimi i tretë është Lys Emilien Mousset nga Sheffield United. Sulmuesi është afrimi i fundit i bërë nga Sabatini. Ai do të mbajë veshur fanellën me numrin 99. Bohein sakaq, do të mbajë veshur fanellën me numrin 15. /oversport.tv