Legjenda e Juventus, David Trezeguet ka dhënë një intervistë për gazetën prestigjoze “La Gazetta dello Sport”.
I pyetur për formën që po kalon Federicco Chiesa te Juventus pas paraqitjeve pozitive me fanellën e bardhezinjve, ku veçohet goli përballë Chelseat në fitoren 1-0 në Champions League, ai thotë se mesfushori duhet të përmirësohet.
“Federico nuk mendon shumë, por punon shumë. Ka aftësi të shkëlqyera në dribim dhe është lojtari më vendimtar i Juventus”, tha Trezeguet.
Sipas tij, Chiesa është një lojtar ndryshe nga të tjerët dhe Juve ka shumë nevojë për të. Me ose pa të, gjithçka ndryshon dhe Juventus bëhet ekip tjetër.
“Nuk është sulmues klasi, kjo është e sigurtë”, shtoi legjenda e Juventus. “Ai i do hapësirat, por nuk do jetë kurrë lojtar si Osimhen. Për mua është anësor ose sulmues mbështetës. Ai po argëtohet edhe nëse bën gabime. I duhet të mësojë si të menaxhojë veten përgjatë ndeshjes, të lëvizë në fushë dhe të kuptojë se çfarë bëjnë shokët e skuadrës.”.
Sulmuesi më i mirë në botë? – “Mendoj Robert Lewandowski, ai ka gjithçka, i shpejtë kur llogaritet dhe mund të gjuajë me të dyja këmbët. Ka një kontroll të topit të klasit botëror”.
Harry Kane dhe Romelu Lukaku?- “Kane është sulmues i madh, por ndonjëherë duhet të bësh hapa përpara për të fituar diçka. Për të duhet tani sepse deri më tani nuk ka fituar asgjë dhe në fund njerëzit mbajnë mend çfarë ke fituar.
“Lukaku ka provuar që është konkurrues, por bota ndryshon pa Conten. Chelsea ka një stil ndryshe të luajturit dhe mendoj se si 9-sh i fortë që është duhet të mbështesë skuadrën”, përfundoi legjenda e Juventus dhe e Francës.
Në karrierën e tij kaloi nga Monaco te Juventus, 2 javë pasi shënoi golin e artë në finalen e Euro 2000 përballë Italisë.
Ai fitoi një Europian dhe një Kupë të Botës me Françën në vitin 1998, por ishte lojtari i vetëm që humbi një penallti në ekzekutimin e 11-metershave në finale e Botërorit të 2006, e fituar nga italianët.
Trezeguet është lojtari i huaj që ka shënuar më shumë në historinë e Juventusit, me 171 gola në 320 ndeshje.