Trezeguet: Messi meriton ta mbyllë karrierën me një Kupë Bote

Kupa e Botës në Katar, starton nesër me sfidën mes pritësve me Ekuadorin në orën 17:00. Legjenda e Juventusit dhe Francës David Trezeguet, ka folur dje në një intervistë për “Sportëeek” në prag të Botërorit.

“Argjentina, Brazili dhe Franca janë skuadrat që kanë më shumë alternativa në repartin e sulmit. Messi e meriton të mbyllë karrierën e tij me një Botëror, që do t’i shërbejë vendit. Portugalia është një nga kombëtaret që ka individualitete mbresëlënëse.”

“Spanja dhe Gjermania duhet të vihen në provë. Do të shohim nëse Belgjika do të arrijë aty ku premton. Duhet të them që edhe Anglia është gjithmonë e gatshme. Senegalin do ta kisha parashikuar si surprizë, por vetëm nëse do ishte Mane,” tha më tej David Trezeguet. /oversport.tv