Juventusi, Milani dhe Roma ishin prezentë dje në mbrëmje, përmes zbuluesve të tyre, në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës për të ndjekur sfidën mes Benfikës dhe Barcelonës, që u fitua 3-0 nga portugezët.
E tregojnë gazetarët e “The Independent”, por tre klubet italiane kanë qënë në shoqëri të mirë.
35 klube të tjera ishin të akredituara me zbuluesit e tyre në këtë takim, më të mëdhenjtë e Europës ishin prezent në tribunat e “Da Luz”: të gjithë gjigandët e Premier Ligës, Bayerni, Borussia Dortmund, Atletico Madrid e shumë të tjerë.
The full list of scouts at Benfica’s 3-0 win over Barcelona pic.twitter.com/4di3jHIJuq
— Melissa Reddy (@MelissaReddy_) September 29, 2021