Triumf i Conegliano në derbi, Monza humb çerekfinalen e parë

Carraro Imoco Conegliano hedh një hap të sigurtë drejt gjysmëfinaleve të Cev Champions League për femra. Gjigantet italiane të volejbollit ja dolën të mposhtin 3-0 në derbi, bashkombaset e tyre, Vero Volley Monza me rezultatin 3-0 në transfertë.

Edhe pse rezultati është i pastër, dhe në plan të parë duket si një fitore pa histori e Coneglianos, ndeshja ishte shumë e rivalizuar madje seti i parë u zgjidh vetëm pikët e fundit. Shifrat u ndalën në 21-21 përpara se super ylli botëror Paola Egonu të realizonte 2 ace dhe të siguronte setin e parë për skudrën e saj.

Në setin e dytë Monza arriti të kryesonte deri në 9-4 por më pas nuk pati forcën dhe besimin e duhur për të ruajtur avanazhin deri në fund. Congliano, ëdhëhequr Wolosz si dhe Egonu ja dolën të përmbysnin rezultatin dhe të fitonin edhe setin e dytë 25-21.

Monza u përpoq të rihapte ndeshjen me Danesin që shënoi në të gjitha goditjet e saj por ishte e pamundur ndaj një Paola Egonu që e mbylli ndeshjen me 27 pikë personale, më shumë se kushdo. 25-19 seti i tretë dhe 3-0 krejt takimi për Imoco Conegliano ndërsa lojtarja më e mirë e takimit u shpall Joana Wolosz.

Dueli i kthimit luhet të enjten e ardhshme, më 17 mars dhe Coneglianos i mjaftojnë tashmë vetëm dy sete për ta parë veten në gjysmëfinale. /oversport.tv

Foto: cev.eu