Trondit vëllai i Djokovic: Autoritetet australiane kërkojnë ta arrestojnë

Është kthyer në një problem vërtet të madh pjesëmarrja e Novak Djokovic në Australian Open. Pasi u ndalua nga autoritetet australiane në aeroportin e Melbourne, ai mund të dënohej nga vendi.

Megjithatë, Djokovic ka kontestuar vendimin e autoritetetve dhe fitoi apelin që anulonte dëbimin e tij nga Australia. Kështu, ai mund të ketë mundësinë që të mbrojë titullin kampion në Australian Open.

Kur gjithçka dukej se ishte ne favor të Djokovic, mediat vendase raportuan se ministri i jashtëm i Australisë ka fuqinë që të dëbojë me një vendim institucional, numrin 1 të tenisit në botë.

Sakaq, vëllai i Djokovic, Djorde, foli me gazetarin serb Sasha Ozmo, i cili raportoi në Twitter: “E vetmja gjë që duhet të bëni është të nxirrni lajmet sa më shumë. Ata duan të arrestojnë përsëri Novakun i cili është aktualisht i mbyllur me avokatët e tij në zyrën ku kanë ndjekur seancën. Ata janë duke shqyrtuar opsionet.”

Ndërkohë që kanë reaguar edhe vetë autoritetet austaliane ku kanë përgënjeshtruar gjithçka mbi një arrestim të mundshëm. /oversport.tv