Tronditet Guardiola, mbrojtësi portugez do të mungojë një muaj

Ka qenë vetë Pep Guardiola ai që ka dhënë lajmin në konferencën për shtyp në prag të derbit të Mançesterit, që do të luhet në “Etihad” të dielën në orën 17:30.

Ruben Dias, kolosi i mbrojtjes së Manchester City dhe kombëtares portugeze, do të mungojë nga katër deri në 6 javë për shkak të një dëmtimi në tendinën e gjurit.

Një humbje e madhe jo vetëm për Guardiolan, por edhe për Portugalinë që duhet të bëjë pa ndihmën e mbrojtësit në ndeshjet e Play Off-it të Kupës së Botës që do të luhen në fund të muajit. / Oversport.tv

Foto: Manchester City Facebook