Tronditet Juventusi: Dëmtim i rëndë, Federico Chiesa humb sezonin

Dëmtimi i Federico Chiesas ka tronditur ambientin e Juventusit. Në vizitat mjekësore të zhvilluara ditën e sotme në J Medical, është konfirmuar dëmtimi i ligamenteve për mesfushorin italian me tipare sulmuese.

Lajmi më i rëndë për Juventusin është se ai mund të ketë mbyllur sezonin. Chiesa pritet të qëndrojë jashtë për rreth gjashtë muaj, mjaftueshëm që italiani të mos jetë më pjesë e planeve të Allegrit deri në fundin e sezonit.

Chiesa u dëmtua gjatë ndeshjes Roma-Juventus dhe u detyrua të largohej nga fusha e lojës në minutën 32. Sot në J Medical ai u paraqit duke çaluar, i ndihmuar nga patericat për të ecur. Chiesa dëmtoi ligamentin e gjurit të majtë dhe në ditët në vijim do të operohet. /oversport.tv