Eusebio Di Francesco dhe Leonardo Semplici u shkarkuan në fillim të javës nga Hellas Verona dhe Cagliari, ndërkohë që në Serie A mund të pësojë edhe një tjetër trajner.
Bëhet fjalë për Sinisa Mihajlovic të Bologna, që sot u mposht nga Interin me rezultatin 1-6 në “San Siro”.
Tuttomercatoweb raporton se te Bologna po mendojnë ndryshimin e trajnerit dhe kanë edhe një emër konkret.
Daniele De Rossin, i cili ishte pjesë e stafit të Roberto Mancinit tek Italia në EURO 2020, është emri i lakuar për të pasuar trajnerin serb. / oversport.tv