Trossard dëshiron largimin nga Brighton, Tottenham gati të përfitojë

Marrëdhënia mes Brighton dhe Leandro Trossard është krisur, sulmuesi mund të largohet që në janar nga klubi. Për 28-vjeçarin është interesuar së fundmi një tjetër ekip i qytetit të Londrës.

Sipas “The Sun”, flitet se sulmuesi belg mund të transferohet në afatin kalimtar të janarit te Tottenham. Spurs kërkojnë të përfitojnë nga situata mes Brighton dhe Trossard, në mënyrë që të firmosin këtë të fundit dhe të sigurojnë zonën Champions.

Trossard u la jashtë nga tekniku De Zerbi në fitoren e Brighton ndaj Everton në Premier League. Gjithashtu trajneri italian nuk e aktivizoi asnjë minutë belgun në FA Cup, ku skuadra e tij triumfoi 5-1 ndaj Middlesbrought. /oversport.tv

Foto: Brighton & Hove Albion FC, Facebook