Tuchel: Duam të fitojmë ndeshjen, Lukaku mund të luajë

Në prag të sfidës kundër Juventusit, ka folur edhe trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel. Ai komentoi mbi mungesat që ekipi i tij ka, dëshirën për të fituar këtë ndeshje si dhe u tregua shumë i lumtur që është trajner i Chelsea.

MUNGESAT- “Nuk jam i sigurt nëse Romelu mund të luajë ende, të shohim si do të jetë pas stërvitjes. Do të flas me mjekun dhe fizioterapistët, ndoshta ai mund të jetë pjesë e skuadrës së minutës së fundit. Ne gjithmonë kemi opsione, varet nga lojtarët.  Kur Timo dhe Romelu nuk janë aty, ne duhet të kemi zgjidhje të tjera. Në çdo rast Timo është në dispozicion, ai është me skuadrën, Kovacic është jashtë, Jorginho është mirë ndërsa Havertz ka pasur probleme dhe është në dyshim”.

NDESHJA- “Ne do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen, kjo është qasja jonë ndaj ndeshjeve. Sigurisht që nuk duam të rrezikojmë kualifikimin, por nëse ka një shans për të fituar ndeshjen, ne do të përpiqemi”.

CHELSEA- “Ja ku jam në vendin më të mirë të mundshëm, jam me fat dhe i lumtur që jam këtu. Është klubi perfekt për mua, përpiqem t’ua kaloj edhe lojtarëve këtë frymë. Unë jam në vendin më të mirë të mundshëm”. /oversport.tv