Bayern Munich vazhdon të insistojë për të afruar në skuadër Harry Kane. Pasi panë ofertën e tyre të parë prej 7 milionë eurosh plus bonuse t’i refuzohej nga Tottenhami, këtë herë klubi bavarez ka vendosur ta përmirësojë atë.
10 milionë euro më shumë ka ofruar Bayerni në propozimin e dytë zyrtar në zyrat e Spurs. Këtë herë oferta përbëhet nga 80 milionë euro plus bonuset, ndërsa negociatat kanë nisur të intensifikohen ndjeshëm.
Tottenhami për momentin po fiton kohë për të kthyer një përgjigje ndaj propozimit zyrtar të Bayernit. Klubi gjerman po kërkon me ngulm një sulmues qendre dhe pas shifrave tepër të larta që Napoli i kërkoi për Osimhen, e ka fokusuar të gjithë punën për yllin e Kombëtares angleze. /oversport.tv
Foto: Tottenham Hotspur, Twitter