Thomas Tuchel ia doli të fitojë Champions League sezonin e kaluar me Chelsea. Megjithatë, tekniku gjerman nuk e ka harruar akoma zhgënjimin në vinin 2020, kur ai u mposht në finale nga Bayern, kur po drejtonte PSG.
Kështu, ai foli në dokumentarin Bayern Munich: Behind The Legend, i cili u transmetua në platformën Amazon Prime Video. Ai u rikthye edhe njëherë përjetimeve të asaj finaleje, si dhe tregoi se fati ishte në anën e bavarezëve.
“Bayern Munich ishte favorit. Nuk do të mjaftonte një paraqitje normale për ta mposhtur atë ekip, i cili ishte në atë moment po kalonte një formë të jashtëzakonshme.
Më pas, nëse një lojtar si Coman shënon me kokë, ti e kupton se fati është në anën e tyre dhe gjithçka mbaroi për ty. Ose ishte fati ose Bayern thjesht e meritoi fitoren”, përfundoi Tuchel. /oversport.tv
Foto: Chelsea FC Twitter