Tuchel: Fitore e merituar, shpresoj që të qëndroj për shumë vite te Chelsea

Thomas Tuchel, trajneri i Chelsea, ka analizuar për mikrofonat e Sky Sports fitoren 2-0 në derbin londinez përballë Tottenhamit:

“Kemi punuar shumë për këtë sukses. Ishte një ndeshje e vështirë, por fitorja ishte e merituar. Është shumë e vështirë që të krijosh raste kundër tyre, por nuk u dorëzuam dhe besuam deri në fund.

Është përgjegjësia jonë që të vihemi në provë çdo tre ditë, por ishte e rëndësishme që të shkonim në pushimin e kampionatit me këtë lloj paraqitjeje. Kishim nevojë, ndonëse duhet të bënim më mirë”.

Tekniku gjerman ka folur edhe për vitin e parë që ka jetuar në krye të pankinës së Chelseat: “Një vit i shkëlqyer. Ndihem shumë mirë dhe më duket sikur është akoma dita e parë.

Nuk ka ndryshuar asgjë, ky është vendi i duhur për të qëndruar. Ndiej një mbështetje të madhe, shpresoj që të qëndroj këtu për shumë vite”. / Oversport.tv