Tuchel flet qartë: Broja dhe Gallagher rikthehen te Chelsea në verë

Conor Gallagher dhe Armando Broja janë dy nga lojtarët që Chelsea i ka huazuar në Premier League dhe po bëjnë paraqitje të mira. I pari është pjesë e Crystal Palace, kurse sulmuesi i kombëtares shqiptare luan me Southampton.

Për të ka interesim nga disa klube, me Napolin e West Ham që janë lakuar më shumë këto kohë. Në lidhje me të ardhmen e tyre ka folur edhe trajneri Thomas Tuchel. “Së pari ata do të kthehen pas pasi janë në kontratë me ne. Kur i huazojmë e bëjmë që të kemi lojtarë më të mirë, lojtarë me më shumë eksperiencë.

Ata janë lojtarët tanë dhe dua t’i kem në fazë, kur edhe do të vendosim se çfarë do ndodhë. Gjithçka varet prej tyre, lidhet me mënyrën se si ata integrohen, çfarë bëjnë, cilat janë idetë tona për ta, çfarë duan ata të arrijnë, si dhe varet edhe nga situata e klubit.

Është shumë herët për të parashikuar të ardhmen e tyre për gjithë sezonin, por e sigurt është që ata do të jenë në fazë me ne”, është shprehur Tuchel para mediave. / oversport.tv