Thomas Tuchel këmbëngul se Romelu Lukaku nuk po kalon asnjë problem tek Chelsea, pas deklaratave të Antonio Contes, që pretendonte se skuadra londineze nuk di si të shfrytëzonte në maksimum cilësitë e sulmuesit belg.
Lukaku ka shënuar 4 gola që kur është rikthyer në “Stamford Bridge”, por nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në 4 takimet e fundit që ka luajtur. Chelsea u mposht nga Manchester City fundjavën e kaluar në kampionat dhe Lukaku nuk rregjistroi asnjë gjuajtje në portë gjatë gjithë takimit.
Duke folur për vështirësitë e belgut tek Chealsea, Conte tha: “Chelsea nuk e ka kuptuar se si ta përdori atë akoma. Ai është një sulmues specifik. Kur e afron në zonë, është i rrezikshëm. Por kur niset nga mesfusha, ai është shumë i shpejtë. Është shumë e vështirë që të gjesh një lojtar, që i bën të dyja: godet dhe luan që nga mesfusha”.
I pyetur për analizën e Contes, trajneri i Chelsea, Tuchel është përgjigjur: “Nuk po bënte kritika pas ndeshjes me Tottenhamin. Nuk ndihem i ofenduar, ai ka të drejtë të komentojë. Ai është në studio, e kam parë.
Po flisnin për ndeshjen kundër Tottenhamit dhe po lavdëronin Romelun për lojën dhe golin e shënuar. Nuk ka asnjë problem me Lukakun. Skuadrat e tjera i kanë ngushtuar hapësirat, por po punojmë që ta zgjidhim edhe këtë”, ka përfunduar Tuchel. /Oversport.tv