Tuchel i zhgënjyer: Nuk mund të dhurosh një gol që vret ndeshjen

Chelsea u mposht nga Everton dhe trajneri Thomas Tuchel nuk mund të ishte kurrsesi i kënaqur. Gjermani foli për Sky Sports dhe theksoi që nuk mund të falin gola të tillë si sot.

“Kur ke gjithë atë posedim të topit, kur nuk bën ndeshjen tënde më të mirë dhe ke kontrollin e lojës, nuk mund të dhurosh një gol që vret ndeshjen. Kaq kishte kundërshtari dhe atë po kërkonte.

Na ka munguar përqendrimi, por edhe vendosmëria. Kjo është diçka që mund të shihet qartë duke parë katër ndeshjet e fundit dhe është një panoramë domethënëse e sezonit tonë”, tha Tuchel. / oversport.tv