Tuchel: Lukaku, jo i vetmi që nuk ka formën më të mirë!

Thomas Tuchel, trajneri i Chelsea, në prag të ndeshjes kundër Southampton ka dalë para mediave. Gazetarët e kanë pyetur për lojtarë të veçantë dhe sigurisht nuk mund të mungonte edhe një pyetje për Romelu Lukakun.

Trajneri gjerman është treguar i drejtpërdrejtë dhe nuk dëshiron ta drejtojë gishtin nga sulmuesi belg, i cili nuk ishte titullar kundër Real Madrid në Champions League në mesjavë.

“Nuk mendoj se është vetëm problemi i tij, nuk është i vetmi lojtar që nuk është në formën më të mirë. Pas pushimit prej kombëtareve patëm ndjenjën se kishim humbur pak shkëlqimin në planin individual.

Më vjen keq për Romelu. Ai pati dy raste të shkëlqyera kundër Real Madrid dhe asnjë nuk mund ta kishte ndihmuar më shumë se sa të shënonte gol. E rëndësishme është të stërvitet mirë dhe ai e bënë këtë seriozisht”, tha Tuchel. / oversport.tv