Tuchel mbron Jorginhon: Kam besim të plotë te ai, penallti humbasin të gjithë

“Kam besim të plotë tek personaliteti dhe karakteri i tij”. Thomas Tuchel, trajneri i Chelseat i del në krah Jorginhos, që ka përfunduar në shënjestrën e të gjithëve pas penalltive të humbura me fanellën e Italisë.

“Për mua gjëja më e rëndësishme është që kur të vijë këtu, të ndihet i sigurtë. E di shumë mirë që të gjithë do e mbështesin, çfarëdo që të ndodhë jashtë”, ka konfirmuar trajneri gjerman.

Tuchel ka besim të plotë tek Jorginho, pjesë e rëndësishme e skemës së tij taktike, dhe është i bindur që paraqitjet e fundit nuk do ta demoralizojnë.

“Është lojtari ynë, është plotësisht i mbrojtur dhe i vlerësuar. Jemi të lumtur që është kthyer. Nuk është i pari që gabon një penallti të rëndësishme dhe nuk do të jetë i fundit, kjo është e sigurtë. Këto janë gjëra që ndodhin në futboll dhe në jetë”, ka përfunduar Tuchel. / Oversport.tv