Tuchel nuk dorëzohet: Jam gati të ngas një furgon për të shkuar në Lille

Ka shumë pasiguri në kampion e Chelsea pas vendimit të qeverisë britanike për të sekuestruar pasuritë e Roman Abramovich, gjë që ka ndalur shitjen e klubit si dhe ka bllokuar merkaton në hyrje dhe dalje, pa harruar edhe kufizime të tjera.

Trajneri i “bluve” Thomas Tuchel nuk i ka humbur shpresat dhe mban lart moralin e skuadrës: “Transferta në Champions kundër Lille? Informacioni i fundit që kam është se do të ikim me avion. Në të kundërt me tren ose me autobus. Jam gati që të ngas një makinë 7-vendëshe.

Do ta bëj, mbani shënim fjalët e mia: nëse disa vite më parë do të më pyesnin çfarë isha i gatshëm të bëja për një ndeshje Championsi, do të përgjigjesha gjithçka”.

Edhe për të ardhmen Tuchel nuk ka dyshime dhe sheh përpara: “A do të qëndroj deri në fund të sezonit? Nuk ka dyshime. Ndjekim çfarë po ndodh ditë pas dite sepse mund të ketë ndryshime.

Klubi është në shitje dhe shpresojmë që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt, që të mund të kuptojmë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë  Tuchel. / Oversport.tv

Foto: Chelsea FC Twitter