Tuchel paralajmëron: Lukaku ndihet i lodhur, Pulisic drejt rikuperimit

Trajneri gjerman në konferencën e fundit përpara mediave angleze ka paralajmëruar për gjendjen e sulmuesit belg, i cili aktualisht nuk po kalon një formë të mirë me blutë e Londrës.

“Lukaku është fizikisht dhe mendërisht i lodhur, si pasojë edhe e konsumimit të tij në shumë kompeticione verën e kaluar”, tha Tuchel, i cili gjithashtu shtoi edhe mundësinë e lënies ne stol të gjigandit belg për t’u rikuperuar për fazat e mëtejshme të kampionatit.

48-vjeçari gjerman theksoi që situata duhet vlerësuar dita-ditës në mënyrë qe të kemi edhe një këndvështrim  më të saktë të situatës.

Një tjetër pikë kyçe konferencës ishte edhe gjendja e anësorit me pasaportë amerikane Pulisic, i cili edhe ai nuk po kalon një gjendje të mirë fizike. Dëmtimet nuk po e lejojnë të paraqitet me skuadrën angleze.

“Pulisic ndien akoma dhimbje në kavilje, gjë që po e pengon atë të luajë me ne. Situata duket drejt përmirësimit sipas raportimeve të fundit të ekipit mjekësor”, theksoi Tuchel.

Me këto pikëpyetje duhet të përballet trajneri gjerman dhe skuadra blu këto javë, ku nuk mungojnë edhe impenjimet në Champions. Chelsea pret të mërkurën në mbrëmje modestët e Malmo në “Stamford Bridge”. / oversport.tv