Mungon vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, por tashmë është fakt shitja e klubit të Chelsea tek grupi i kryesuar nga Todd Boehly.
Trajneri i “bluve” të Londrës, Thomas Tuchel ka prekur këtë temë duke folur për mediat: “Jemi i vetmi klub që kemi përjetuar një situatë të tillë, shumë të veçantë, që në vuri në provë.
Shpresojmë të gjithë që sa më shpejt që të jetë e mundur gjërat të kthehen në normalitet. Kemi nevojë për një erë pozitiviteti dhe të rikuperojmë sa më shpejt një atmosferë konkuruese”, ka thënë tekniku gjerman. / Oversport.tv
Foto: Chelsea FC, Twitter