Tuchel: Reali një skuadër eksperte që nuk fal në mbrëmje të tilla

Thomas Tuchel synon që të përsërisë suksesin e sezonit të kaluar, kur arriti të eliminojë Real Madrid nga Champions League dhe çoi Chelsean drejt fitimit të titullit më të rëndësishëm kontinental.

“Ndeshja e vitit të kaluar nuk ngjason fare me këtë aktualen. Ne e eliminuam Realin vitin e kaluar, por shumë gjëra kanë ndryshuar tani: ata kanë trajner të ri, lojtarë të rinj dhe ka tifozë në stadium.

Ata kanë një lojtar si Benzema, një lider me shumë personalitet. Shifrat e tij flasin qartë, mjafton të shohësh ndeshjen kundër PSG-së për të kuptuar rolin e tij në skuadër.

Ata kanë fituar tre Champions League radhazi me këtë grup lojtarësh dhe në të tilla sfida, eksperienca ndikon. Ata janë një skuadër me eksperiencë dhe cilësi që mund të zhvillojnë ndeshje të mëdha në mbrëmje speciale.

Mezi presim që të zbresim në fushë. Nuk mendojmë për ta, por për veten tonë. Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve. Ne duhet të luajmë më mirë, por edhe ata nuk duhet të mungojnë në këtë ndeshje të madhe, sepse mbështetja e tyre na jep energji.

Duam të tregojmë veten tonë. Ky është një rast special, kundërshtari është special, prandaj mezi presim që të zbresim në fushë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Chelsea. / Oversport.tv

Foto: chelseafc.com