Hellas Verona iu gëzua fitores së parë në Serie A këtë sezon dhe kjo ndodhi kundër një ekipi si Roma, që nuk ishte mposhtur në asnjë duel deri më tani. Në këtë ndeshje debutoi trajneri Igor Tudor, i cili për DAZN tha:
“Jam shumë i lumtur dhe kjo duket. Është një fitore e mirë dhe vjen pas një kohe të gjatë. Djemtë bënë një paraqitje të jashtëzakonshme. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, por ne mbajtëm të njëjtin intensitet gjatë gjithë ndeshjes dhe jam me të vërtetë i lumtur për këtë.
Ne mund të përmirësohemi, kemi nevojë për mentalitetin e duhur dhe që të mos dorëzohemi. Duhet të përmirësojmë stilin tonë të lojës, por për të fituar një ndeshje si kjo ndaj Romës duhet personalitet.
Miku im Juric bëri një punë të shkëlqyer këtu gjatë dy viteve të fundit dhe duhet që unë të shtoj diçka mbi atë që ai bëri. U përpoqa të bëj gjithçka mundem për këtë ndeshje, por nuk është e lehtë me pak ditë në dispozicion. Jam trajneri i tretë i skuadrës në shumë pak kohë”. / oversport.tv