Tudor pozitiv me Covid! Siguron Verona: Është mirë, por në izolim

Igor Tudor, trajneri i Veronës, ka rezultuar pozitiv me Covid. Tekniku kroat është futur në izolim në shtëpi, thotë klubi në një njoftim në faqen zyrtare:

“Hellas Verona njofton se trajneri Igor Tudor ka rezultuar pozitiv në testet e kryera për Covid 19. Trajneri kroat, që është i vaksinuar, aktualisht është mirë dhe është në izolim në shtëpi.

Klubi ka aktivizuar menjëherë procedurat që përdoren në këtë rast dhe është në marrëdhënie të vazhdueshme me autoritetet shëndetësore”. /Oversport.tv