Turi i Shqipërisë: Boutopo fiton etapën e dytë, kryeson renditjen e përgjithshme Stedman

Ka përfunduar etapa e dytë e Turit të Shqipërisë në çiklizëm, që është fituar nga greku Georgios Boutopo. Çiklisti i skuadrës “Alfa Cycling Team” ka regjistruar kohën më të mirë 3.21.43 në etapën e dytë që kishte itinerarin Tiranë – Lushnjë – Elbasan, e gjatë 157 km.

Rezultati i etapës së dytë

Britaniku Maximilian Stedman vazhdon të kryesojë renditjen e përgjithshme edhe pas etapës së dytë, me një avantazh prej 4 sekondash ndaj ndjekësit më të afërt Cristian Raileanu nga Rumania.

Rezultati i përgjithshëm

Etapa e tretë e edicionit të 80-të të Turit të Shqipërisë do të përshkojë itinerarin Elbasan – Vlorë (143 km). / Oversport.tv