Turneu “Indian Wells” humbet yjet, edhe Djokovic nuk do të marrë pjesë

Novak Djokovic, numri një në Botë në tenis ka deklaruar përmes një postimi në Instagram se nuk do të marrë pjesë në turneun “Indian Wells”, Masteri 1000 i parafundit i sezonit 2021, që është programuar të zhvillohet nga data 4 deri në 17 tetor në Kaliforni.

“Më vjen keq që nuk mund të shoh fansat dhe të luaj në shkretëtirë, vendi im i preferuar. Shpresoj të kthehem vitin që vjen”, ka qënë komenti i shkurtër i tenistit serb në profilin e tij.

Djokovic nuk saktëson arsyet e mungesës, por pasi nuk arriti të triumfojë në US Open, ku u mund në finale nga Medvedev, mund të qëndrojë pak kohë pushim për të “karikuar” energjitë.

Roger Federer dhe Rafa Nadal kishin deklaruar me kohë mungesën e tyre në “Indian Wells” dhe tashmë në turneun kalifornian do të mungojë edhe një tjetër yll i sportit të tenisit, si Novak Djokovic. / Oversport.tv