Kampionati Europian i Volejbollit për femra do të japë verdiktet e tij ditën e sotme. Në orën 17.00 në “Stark Arena” të Beogradit Turqia dhe Holanda do të masin forcat për të fituar medaljen e bronxtë të këtij evenimeti. Live dhe eksluzivisht këtë takim do të mund ta shikoni në platformën Oversport.
Turqia nuk arriti të merrte hak ndaj Serbisë, megjithëse zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në gjysmëfinale. Nën-kampionet në fuqi të Europës, ashtu si 2 vite më parë, u dorëzuan përballë klasit dhe eksperiencës së lojtarëve serbe.
Holanda u duk e pafuqishme përballë dëshirës dhe lojës së mirë të Italisë në gjysmëfinalen tjetër. Të dyja skuadrat kërkojnë të harrojnë këto disfata, duke u ngushëlluar me vendin e tretë në këtë Kampionat Europian.
Finalja e madhe, supersfida Serbi-Itali do të zhvillohet në orën 20.00 në po të njëjtin impiant dhe sigurisht që do të transmetohet Live në platformën Oversport.