U arrestuan në Katar të dielën, lirohen dy gazetarët sportiv nga Norvegjia

Janë liruar nga autoritetet e Katarit, dy gazetarët norvegjezë, Halvor Ekeland dhe Lokman Ghorbani. Ata janë gazetarë sportivë dhe kishin shkuar në Katar për të paraqitur situatën mbi politikat sportive që ata ndjekin dhe kushtet e punëtorëve për stadiumet e Kupës së Botës.

Kështu, të dielën, kur ata do të niseshin nga Doha për t’u kthyer në shtëpi, janë arrestuar nga autoritetet ligjzbatuese brenda hotelit ku qëndronin. Ata janë liruar vetëm të martën në mëngjes.

Pak përpara arrestimit, ata raportuan për kushtet e këqija që punëtorët po punojnë në përgatitjet e Botërorit 2022. Ata kanë mbrojtur kështu të drejtat e tyre dhe mendohet se ky është shkaku i arrestimit.

Megjithatë, gjithçka është hedhur poshtë nga autoritetet. Sakaq, ajo që ka rëndësi tashmë është se të dy gazetarët janë liruar dhe ndodhen në vendin e tyre, ku do të diskutojnë edhe me FIFA-n për këtë çështje. /oversport.tv