Një merkato e çmendur nga Chelsea në janar u finalizua me afrimin e bujshëm të Enzo Fernandez. Mesfushori argjentinas ishte qershia mbi tortë në ditët e fundit të merkatos pasi u ble nga londinezët për shifrën rekord, 121 milionë euro.
Fernandez u vu menjëherë nën urdhrat e teknikut Potter ku foli gjithashtu edhe për herë të parë si lojtar i Chelsea. Ai falenderoi të gjithë drejtuesit që bërën të mundur këtë transferim, ndërsa i premtoi tifozëve se do të jap maksimumin për të ndihmuar skuadrën.
“I jam mirënjohës Chelsea-t dhe pronarëve të tij që kanë bërë gjithçka që është e mundur për të më bërë pjesë të këtij projekti. Jam i lumtur dhe i emocionuar që i bashkohem klubit, për të luajtur në ligën më të mirë në botë dhe për të konkurruar për trofetë më të mëdhenj. Mezi pres të luaj para tifozëve tanë dhe të ndihmoj bashkëlojtarët e mi brenda dhe jashtë fushës”. /oversport.tv
Foto: Chelsea FC, Twitter