U dëmtua gjatë stërvitjes, Napoli humb sulmuesin kundër Torinos

Pas një fillimi sezoni fantastik me Napolin, për Luciano Spalletin kanë ardhur lajme të këqija. Në stërvitjen e fundit të zhvilluar me ekipin, sulmuesi Andrea Petagna ka pësuar një dëmtim.

Kështu, italiani ka patur një kontraktim muskular në këmbën e majtë dhe është detyruar të shkojë në infermieri. Megjithatë, ky nuk është një problem i madh për Spalletin i cili preferon Osimhen përpara Petagna në lojtarët startues të ndeshjes.

Blutë e Spallettit po përgatisin ndeshjen kundër Torinos, të planifikuar në stadiumin Maradona të dielën. Ndeshja do të zhvillohet në orën 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Oversport. Napoli mbetet ende i pamposhtur në 7 javë kampionat me 21 pikë të plota në krye të renditjes. /oversport.tv