U dëmtua me Shqipërinë, Roma informohet për gjendjen e Kumbullës

Marash Kumbulla ka marrë përgjigjen e mjekëve të Romës pas ekzaminimeve të bëra. Mbrojtësi nuk ka probleme muskulore dhe ky është një lajm i mirë për trajnerin Jose Mourinho.

Futbollisti i kombëtares shqiptare u dëmtua në minutat e para në ndeshjen kundër Anglisë, por mund të luajë në fundjavë sikurse shkruan Sky Sport Italia.

Kumbulla do të jetë nën vëzhgimin e mjekëve gjatë këtyre ditëve dhe te Roma shpresojnë të jetë gati për duelin kundër Genoa.

Dëmtimi i Chris Smalling e bën të domosdoshëm praninë e Kumbullës në sfidën e kampionatit dhe priten të reja rreth tij këto ditë. / oversport.tv