U detyrua të largohej nga fusha, nesër mësohet shkalla e dëmtimit të Insignes

Lorenzo Insigne do të zhvillojë nesër në mëngjes kontrollet e specializuara në muskulin e kofshës së djathtë, që u dëmtua dje në mbrëmje në “Maradona” në ndeshjen kundër Sampdorias.

Vetëm pas këtij kontrolli do të mësohet gjendja e dëmtimit të sulmuesit të Napolit dhe më pas do të vendoset terapia e rikuperimit si dhe koha e mundshme e rikthimit në fushën e blertë. Sot Insigne ka pushuar në shtëpinë e tij.

Sulmuesi u dëmtua duke vrapuar rreth minutës së 25-të në sfidën kundër Sampdorias, provoi që të qëndrojë në fushë, por kur kuptoi se dhimbja po shtohej kërkoi të zëvendësohej. / Oversport.tv