Ndryshoi ndeshjen! Felix Afena-Gyan, 18-vjeçari që mahniti Mourinhon

Është minuta e 57-të e ndeshjes kundër Cagliarit, Roma po humbet 1-0 kundër sardëve dhe nuk ka shumë alternativa në pankinë, për shkak të vendimit të Mourinhos pas turpërimit në Norvegji.

Del nga fusha e lojës një mbrojtës, Matias Vina dhe futet një sulmues, por nuk është as Carles Perez as Shomurodov, por Felix Afena-Gyan, lojtar i skuadrës së të rinjve të Romës.

Kështu ka nisur historia e ganezit tek skuadra e parë, një surprizë e papritur nga askush. Felix luftoi, vrapoi dhe krijoi hapësira për skuadrën, ashtu siç i kishte kërkuar trajneri: “Do të të bëj krenar, të jam mirënjohës përgjithmonë”, ka shkruar në rrjetet sociale sulmuesi 18-vjeçar.

Roma është kujdesur që lojtari të mos bjerë shumë në sy tek skuadra e të rinjve, por e ka sjellë në Trigoria shkurtin e kaluar, duke zënë një vend për ekstra-komunitarët në skuadër. I lindur në Ganë, Feliz është lojtari i parë i datëlindjes 2003 që luan me Romën në Serie A.

Sulmuesi është aktivizuar me skuadrën e të rinjve, ku synonte të rritej dhe të përmirësohej, duke shënuar 6 gola në 5 ndeshje të luajtura. Mourinhos i ra në sy talenti i lojtarit dhe e afroi në stërvitjet e skuadrës së parë.

Rruga e tij është vetëm në fillim, por nëse mësuesi i tij është Mourinho atëherë është e qartë që sulmuesi ka gjetur rrugën e duhur. / Oversport.tv