U huazua fillimisht në janar, Verona blen përfundimisht talentin e Dortmundit

Hellas Verona ka përforcuar sulmin e ekipit me një transferim nga Bundesliga. Jayden Braaf i Borussia Dortmundit do të jetë përfundimisht lojtar i verdhebluve që nga ky moment.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi italian përmes një postimi në rrjetet sociale ku zyrtarizohet afrimi i 20-vjeçarit. Jayden Braaf u huazua fillimisht tek Verona në janar të këtij viti dhe tashmë është përfundimisht lojtar i tyre.

Kontrata që do ta mbajë të lidhur talentin holandez me verdheblutë skadon më 30 qershor të vitit 2026. Në sezonin e tij të parë me Veronën, Braaf arriti të bëjë vetëm gjashtë paraqitje me ekipin. /oversport.tv

Foto: Hellas Verona FC, Facebook