U huazua fillimisht nga Teuta, Partizani blen përfundimisht portierin e durrsakëve

Fillimisht arriti akordin për ta huazuar për ndeshjet kualifikuese, por tashmë është blerë përfundimisht. Partizani ka arritur të bëjë një goditje duke siguruar përfundimisht shërbimet e Pano Qirkos nga Teuta.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet portieri 24-vjeçar. “Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Pano Qirkon. Partizani ka arritur marrëveshjen me Teutën për transferimin definitiv të portierit 24 vjeçar.

Gardiani ka firmosur me kampionët e Shqipërisë një kontratë 4 vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Qirko bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive me ekipin e Teutës.” – shkruhet në faqen zyrtare të Partizanit. /oversport.tv