U kap me patentë të falsifikuar, gjykata zbardh vendimin për Enis Bardhin

Pak kohë më parë Enis Bardhi u ndalua nga policia lokale e Valencias duke vozitur makinën e tij me patentë të falsifikuar. Për këtë arsye, për mesfushorin shqiptar të Maqedonisë së Veriut u hap një çështje gjyqësore për thyerje të ligjit.

Prokuroria kërkoi për Bardhin që të dënohej me gjashtë muaj burg dhe gjithashtu, mesfushori duhet të paguante edhe një gjobë. Ndërkohë, vendimi i gjykatës erdhi me katër muaj burg si dhe një gjobe prej 1900 eurosh.

Megjithatë, për shkak se nuk ka bërë një sjellje anti-ligjore më parë, gjykata vendosi që ta pezullonte vendimin duke mos e futur në burg Bardhin. Ai gjithsesi do të jetë në provë për të paktën 2 vite dhe në rast se shkel ligjin, vendimi i parë rikthehet në fuqi. /oversport.tv