U kthye nga huazimi, por nuk bind në Paris! Paredes pranë kalimit në Turqi

Edhe pse u kthye te Paris Saint-Germain nga huazimi tek Juventusi, Leandro Paredes nuk pritet të qëndrojë në Francë. Mesfushori që fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, tashmë pritet të shkojë të militojë në kampionatin turk.

Siç raporton “RMC Sport”, Galatasaray është tashmë shumë pranë marrëveshjes me mesfushorin 29-vjeçar dhe do ta kenë në ekip sezonin e ardhshëm. Paris Saint-Germain dhe klubi turk thuhet të kenë arritur në një marrëveshje për shitje përfundimtare.

Nga ky transferim i kampionit të Botës, skuadra parisiene pritet të mbushë arkat e klubit me 6 milionë euro, të cilat do të paguhen nga Galatasaray për blerjen e Leandro Paredesit. /oversport.tv