U largua nga Laçi, sulmuesi prezantohet zyrtarisht te Dukagjini

Pasi përfundoi aventurën e tij me klubin e Laçit, Iljasa Zulfiu është zyrtarizuar te klubi i ri ku do të vazhdojë karrierën. Sulmuesi është transferuar në Kosovë te Dukagjini.

Ka qenë vetë klubi i Dukagjinit që ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Futbollisti 24-vjeçar, i lindur në Miratoc të Preshevës, tash e dy sezone është pjesë e futbollit elitar shqiptar. Zulfiu vjen nga klubi i Laçit, me të cilin është angazhuar edhe në garat ndërkombëtare. CAJA, siç njihet ndryshe, luan si sulmues në të dy krahët e fazës ofensive, ndërkohë që klubet e mëparshme kosovare janë Malisheva dhe Flamurtari.

Mirë se vjen ILJASA, na priftë e mbara!” /oversport.tv