U largua nga Teuta, Celeski zgjedh klubin ku rivalizon me ish-in e Vllaznisë

Pepi Gorgiev është rikthyer në Maqedoninë e Veriut, te Akademija Pandev, ndërkohë që edhe një shok skuadre te Teuta ka ndjekur të njëjtën rrugë.

Portieri Bobi Celeski ka zgjedhur FC Skopje për të vijuar karrierën, pasi doli kampion me durrsakët në Abissnet Superiore.

24-vjeçari do të duhet të luftojë për një vend titullari me Andreja Efremov, i cili është portier i parë te Shkupi dhe më parë ka luajtur te Vllaznia për gjashtë muaj. / oversport.tv