Pas 4 sezonesh ku ka mbajtur fanellën me numrin 17, Rafael Leao ka vendosur të ndryshojë numrin te Milani. Si një prej lojtarëve më të rëndësishëm në skuadër, Leao ka preferuar të mbaj në shpinë një numër me më shumë peshë.
Ylli portugez do të jetë numri 10 i ri i Milanit, i cili u lirua pas largimit të Brahim Diaz. Ky i fundit u rikthye te Real Madridi pasi i përfundoi huazimi me kuqezinjtë.
Kështu, Leao do të mbajë veshur një prej numrave që në botën e futbollit konsiderohen për lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë Milani në reklamimin e fanellave të reja në faqen zyrtare. /oversport.tv
Foto: AC Milan, Twitter