U rrëzua keq në ndeshjen ndaj Romës, Interi tregon gjendjen e Bastonit

Alessandro Bastoni është dëmtuar në ndeshjen e djeshme të Interit kundër Romës, në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Klubi italian ka dalë me deklaratë dhe bën me dije se qendërmbrojtësi ka pësuar një traumë në kaviljen e ndrydhur të këmbës së djathtë.

Gjendja e Bastonit ende nuk dihet saktësisht dhe në ditët në vijim do të rishikohet sërish, për të mësuar të saktë kohën e rikuperimit.

Kundër Napolit në kampionat nuk mund të luajë edhe për shkak të pezullimit me dy ndeshjes pas derbit ndaj Milanit.

Dëshira e Inzaghit është që ta ketë mbrojtësin gati për ndeshjen e Champions League kundër Liverpool në mesjavë. / oversport.tv