U zëvendësua që në pjesën e parë, ja sa pritet të mungojë De Bruyne

Pas çdo të mire vjen dhe një e keqe, kështu duket se po ndodh tek Manchester City. Mesfushori i qytetarëve, Kevin De Bruyne pritet të mungojë për një kohë të gjatë pas dëmtimit të pësuar në finale kundër Interit.

Sipas “Sportmediaset”, mesfushori belg rrezikon të qëndrojë jashtë fushave të blerta për 3 muaj pas dëmtimit që pësoi në kofshë. Megjithatë, kjo pritet të konfirmohet në orët në vijim.

Në rast se dëmtimi i De Bruynë zgjat për 3 muaj, 31-vjeçari me shumë gjasa do të humbasë dy finale. Një ndaj Arsenalit në Community Shield dhe Superkupën e Europës ndaj Sevillas.

Sigurisht që kjo do të ishte një pengesë e madhe për Guardiolan në formacion. Këtë sezon në 32 paraqitje në Premier League, belgu ka qenë fantastik me 7 gola të shënuar dhe 18 asiste. /oversport.tv

Foto: Manchester City, Twitter