U19: Shqipëri “bujare” ndaj Francës, Serbia thyen Maqedoninë e Veriut

Shqipëria U19 i ka nisur kualifikueset e EURO 2020 me një humbje të thellë kundër Francës. Dueli i luajtur në Rrogozhinë u fitua nga “Gjelat” me rezultatin 4-0.

Skuadra e Cungut në fillim të ndeshjes festoi për pak sekonda, pasi Mata e dërgoi topin në rrjetë. Gjithsesi ai aksion u konsiderua i parregullt, pasi topi kishte kaluar vijën fundore.

Franca më pas e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë, teksa fillimisht realizoi Virginius, ndërsa më pas Abline shënoi edhe dy fola të tjerë dhe i çoi shifrat në 3-0.

Në pjesën e dytë Franca shënoi edhe një gol me penallti me Tchaouna, ndërkohë që deri në fund nuk pati gol tjetër. Trajner Cungu pas ndeshjes tha se ishte i kënaqur me lojën në përgjithësi, por vuri në dukje gabimet te golat e pësuar.

Më parë, prej orës 12:00, ishte luajtur edhe takimi tjetër i grupit mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Këta të fundit fituan me rezultatin 2-1 dhe Ajdar ishte “heroi”, me dy gola të shënuar.

KUALIFIKUESET E EURO 2022 – GRUPI 7

MAQEDONI E VERIUT-SERBI 1-2
Shënues:
Feta 78’ / Ajdar (pen.) 56’, 65’

FRANCË-SHQIPËRI 4-0
Shënues:
Virginius 28’, Abline 35’, 40’, Tchaouna (pen.) 64’

/ oversport.tv