Udinese apelon tek Gjykatësi Sportiv, ndeshja kundër Atalantës e parregullt

Udinese është gati që ti shpallë luftë Legës, që lejoi të zhvillohej ndeshja kundër Atalanës (u mund 6-2), ndonëse në gjirin e skuadrës bardhezi kishte shumë lojtarë që kishin rezultuar pozitiv me covid.

Klubi friulian ka njoftuar përmes një deklarate se do të apelojë parregullsitë e ndeshjes kundër zikaltërve, që u zhvillua pas rregullave të vendosura nga Lega, që nuk pranoi shtyrjen e takimit.

“Udinese njofton se ka depozituar një kërkesë apelimi gjykatësit sportiv të Lega Serie A, sepse ka qenë kundër rregullave zhvillimi i ndeshjes Udinese – Atalanta, që u luajt në 9 janar 2022”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv