Udinese, Cioffi: Kundër Juventusit duhet sakrificë dhe dëshirë

Gabriele Cioffi e di mirë se do të jetë një sfidë e vështirë ajo kundër Juventusit. Por, tekniku i Udineses nuk e pranon që të konsiderohet i humbur, që pa filluar ndeshja:

“Sakrificë dhe dëshirë janë dy fjalët kyçe. Kemi jetuar dhe po përjetojmë një situatë surreale, por nuk duhet të gjejmë alibi. Do të japim maksimumin.

Presim një Juventus të nxehur nga humbja në Superkupë, që do të nisë lojën fort dhe do të kërkojë të mbyllë ndeshjen shpejt. Ne kemi kaluar disa javë të vështira.

Stërvitjen e parë me të gjithë skuadrën e bëmë para 2 ditësh dhe aktualisht janë të gjithë të disponueshëm, por duhet të vlerësoj gjendjen e lojtarëve. Duhet të derdhim djersë në fushë që të arrijmë objektivat tanë”, ka thënë tekniku i Udineses. / Oversport.tv